Ushtarët çekë dhe moldavë të KFOR-it stërviten intensivisht në bazën e tyre në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2025, 19:50

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), zhvilluan një stërvitje intensive duke simuluar një sulm të jashtëm në kazermë, brenda bazës së MSU-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë KFOR-i.

Në njoftim zyrtar thuhet se kontingjenti ndërkombëtar tregoi se sa efektive janë masat e mbrojtjes së forcave, si edhe përgatitja e lartë tekniko-taktike, duke neutralizuar kërcënimet e mundshme.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” deklaron KFOR-i.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit