Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Vorë.
JOQ ALBANIA ka mësuar se 4 të rinj kanë humbur jetën pasi një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë.
Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinjtë janë djegur brenda.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje por shmangia e tragjedisë ka qenë e pamundur.
Identifikimi i të rinjve ende nuk është kryer as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.