Studentët denoncojnë vonesën e bursave: S’kemi marrë ende asnjë pagesë që nga tetori!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.03.2025, 22:17

Një studente e Fakultetit të Mjekësisë Dentare ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me vonesën e bursave, të cilat nuk janë shpërndarë ende, pavarësisht se jemi tashmë në muajin mars.

Sipas studentes, ajo dhe shumë të tjerë që përfitojnë bursë për shkak të vështirësive ekonomike nuk kanë marrë asnjë pagesë që nga tetori, ndonëse kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme në kohën e duhur.

"Pagesa e bursës është 10,000 lekë të reja në muaj dhe është një ndihmë e rëndësishme për ne, pasi familjet tona nuk mund të përballojnë të gjitha shpenzimet. Megjithatë, ende nuk kemi marrë asgjë dhe nuk na është dhënë asnjë shpjegim për këtë vonesë," shprehet ajo nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Ky problem prek një numër të madh studentësh që mbështeten te këto fonde për të përballuar shpenzimet e studimeve.

Ata kërkojnë transparencë dhe një zgjidhje sa më të shpejtë nga institucionet përkatëse, si dhe një informacion të qartë mbi arsyet e kësaj vonese.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje! Si jeni? Po ju drejtohem për të shprehur shqetësimin në lidhje me moskalimin e bursës. Pavarësisht se jemi tashmë në muajin mars, ende nuk kemi marrë asnjë nga pagesat e bursës, e cila është një mbështetje e rëndësishme për mua dhe për shumë studentë të tjerë që mbështeten në këtë ndihmë. Do t'ju lutesha të më tregoni për vendin se ku mund të ankohemi. Jam një studente tek FMD dhe kemi dorëzuar letrat për të marrë bursë, ngaqë familja ime trajtohet me ndihmë ekonomike. Jemi në muajin mars dhe nuk kemi marrë asnjë pagesë, pra nuk kemi marrë duke nisur nga tetori. Pagesa është 10,000 lekë të reja në muaj, një pagesë të cilën ne si studentë e kemi si mbështetje, sepse familja nuk mund t'i përballojë të gjitha shpenzimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit