Një shtetas shqiptar, i kërkuar prej 5 vitesh nga autoritetet gjermane, është arrestuar në Bari nga policia italiane.
Ndaj 38-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian. Ai akuzohet për kryerjen e 9 vjedhjeve në veri të Gjermanisë, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vjedhur sende dhe para me vlerë rreth 140 mijë euro.
I arrestuari do të ekstradohet në Gjermani për t’u përballur me drejtësinë, pasi konsiderohet përgjegjës për vjedhje të rëndë.
Pas procedurave formale i arrestuari është dërguar në burgun e Barit.