Protesta dhe incidente në Stamboll pas anulimit të gradës dhe arrestimit të Ekrem Imamoglu

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.03.2025, 15:58

Në Stamboll kanë shpërthyer protesta dhe incidente pas vendimit për të anuluar gradën e kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu, si dhe arrestimit të tij mëngjesin e së mërkurës.

Pavarësisht ndalimit të tij, studentët e universiteteve u mobilizuan dhe organizuan protesta në mbështetje të demokracisë. Forcat policore tentuan të ndalonin marshimin, por mijëra protestues, duke brohoritur slogane pro-demokratike, arritën të çanin bllokadën e vendosur nga autoritetet.

Jashtë portës kryesore të universitetit, protestuesit u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të ngrihen në mbrojtje të të drejtave dhe lirive demokratike. Më pas, marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.

Në protestë u bashkuan edhe studentë nga universitete të tjera të Stambollit, ndërsa policia turke ndërhyri për të ndaluar protestuesit para Shkollës Ekonomike.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat e tyre në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit