Taravari shkarkon drejtorin e Spitalit të Kumanovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2025, 15:51

Ministri i Shëndetësisë njofton se ka shkarkuar drejtorin e spitalit të Kumanovës.

“Jemi këtu në ngushëllime për ngjarjen që ka ndodhur pardje. E lexova raportin që e kishte përgatitur Inspektorati Sanitar, dhe mbasi e lexova raportin menjëherë e kam shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës.

Do t’i analizojmë të gjitha dokumentet dhe të njëjtat do të dorëzohen në prokurori”, tha Taravari.

Taravari thotë se nesër do të bëjnë zgjedhjen e drejtorit të ri të spitalit në Kumanovë.

Shkarkimi i drejtorit vjen pas vdekjes së një 32-veçarit nga Kumanova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit