Moti i ftohtë dhe ndikimi në bujqësi, pemët frutore në Korçë, më të rrezikuarat

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.03.2025, 15:32

Reshjet e borës të një dite më parë, të shoqëruara me uljen e temperaturave disa gradë nën zero, kanë rritur rrezikun e dëmtimit të drurëve frutorë në qarkun e Korçës.

Sipas specialistëve të bujqësisë, më të rrezikuar janë drurët e qershisë, kumbullës, kajsisë dhe disa specie të tjera që çelin lulet në pranverën e hershme. Duke qenë se parashikimet meteorologjike tregojnë se i gjithë muaji do të karakterizohet nga temperatura deri në -8°C, ekspertët këshillojnë fermerët të marrin masa mbrojtëse për të minimizuar dëmet.

Specialisti i mbrojtjes së bimëve pranë Drejtorisë së Bujqësisë thekson se këto masa janë të domosdoshme, pasi mund të ndihmojnë në rritjen e temperaturës së ambientit deri në 3°C.

Aktualisht, në qarkun e Korçës janë të mbjella rreth 4 mijë hektarë me drurë frutorë, nga të cilët 90% përbëhen nga mollët, të cilat këtë herë nuk janë prekur nga kushtet e motit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit