Banorët e pallateve të rindërtuara nga tërmeti shprehen se banesat e reja nuk janë në gjendje aspak e përshtatshme për të jetuar, por në media publikohet vetëm pjesa para pallatit.
Edhe pse ata i kanë çelësat e shtëpive vetë bashkia ka pranuar se firma përgjegjëse për rindërtimin nuk i ka përfunduar tërësisht punimet.
Qytetari ka ndarë me mediat pamje nga brendësia e pallatit, duke treguar gjendjen aktuale të hyrjeve dhe shkallëve, që duken të pa mbaruara dhe të papërshtatshme për banim.
Ata kërkojnë që puna të përfundojë dhe kushtë më të mira jetese. Për këtë çështje, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Bashkia e Tiranës, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve dhe përfundimin e projektit.
Për më tepër, një muaj më parë, Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen 5 Maji. Gjatë vizitës, u njoftua se ka janë shpërndarë 428 apartamente për 428 familje, ndërsa rruga do të jetë e gjerë 20 metra me infrastrukturë të plotë, duke përfshirë korsinë për makina, trotuaret dhe korsinë për biçikleta.
Ndryshe nga ato që fliten në prani të kamerave, realiteti i sjellë nga qytetarët tregon të kundërtën.
Denoncimi i qytetarit
“Ja si është e vërteta e rindërtimit nga lali Eri ky është pallati I pare I mbaruar te 5maji si do mbaronte dhe si janë lënë. fotot janë bere sot ne pjesën e brendshme te pallatit ja si është gjendja e hyrjeve ne shkalle....u be 3vjet na janë dorëzuar dhe jetojmë por bashkia thonë e ka lënë firma qe e ka pa mbaruar pjesën e jashtme ne TV tregojnë pjesën tjetër te pallatit qe është e rregulluar.”