Familja denoncoi zhdukjen e tij, 40-vjeçari gjendet i mbytur

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.03.2025, 13:51

Një trup i pajetë është gjetur sot në liqenin e Mushqet, në Krrabë.

Viktima është identifikuar si Ilmi Velija, 40 vjeç. Sipas familjarëve, ai kishte humbur kontaktet me ta prej 8 Marsit, duke qenë i zhdukur për 11 ditë.

Trupi u pikas nga një banor i zonës pranë buzës së liqenit, i cili më pas njoftoi policinë. Aktualisht, ai është dërguar në morg për autopsi, ndërsa familjarët theksojnë se 40-vjeçari nuk kishte probleme shëndetësore dhe nuk ishte i njohur si person me sjellje problematike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit