Kjo do të jetë makina që do të mbrojë Donald Trump, presidentin amerikan. Më 30 mars do të bëhet prezantimi i automjetit të quajtur "The Beast”.
Limuzina e blinduar është duke iu nënshtruar testeve të sigurisë para se të jetë gati për presidentin amerikan.
Risitë e makinës së ndërtuar nga “Cadillac” janë përforcimi i xhamave dhe pjesëve të tjera, të cilat janë në gjendje të përballojnë minat apo predha të ndryshme kundërtank apo kundërajrore.