Breshëria e plumbave ndaj CFO Pharma, Nadir Çausholli i përfshirë në paratë me fajde?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2025, 11:59

Detaje të reja janë zbardhur rreth sulmit me armë ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma, ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, 17 mars.

Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me aktivitetin e biznesmenit oligark Nadir Çausholli, i cili dyshohet të ketë pasur lidhje me marrjen dhe dhënien e parave me fajde gjatë viteve 2019-2022.

Një tjetër pistë që po shqyrtohet është ajo e konkurrencës, duke menduar se ndoshta konflikti ekonomik mund të ketë çuar në këtë akt dhune ndaj depos farmaceutike. Megjithatë, Nadir Çausholli, i cili është një prej emrave që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje, nuk ka dhënë asnjë informacion që mund të ndihmojë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve të sulmit.

Grupi hetimor dyshon se autorët e sulmit mund të jenë paguar nga persona të tretë për të realizuar këtë akt kriminal. Sulmi ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe, sipas hetimeve të deritanishme, pamjet nga kamerat e sigurisë nuk kanë sjellë ndonjë provë të qartë që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Makina e përdorur në sulm nuk ka elementë dallues që mund të ndihmojnë në hetime duke bërë që hetuesit të përballen me vështirësi në grumbullimin e provave të nevojshme.

Si pasojë, ka patur vetëm dëme materiale, pasi breshëria është drejtuar në fasadën e xhamtë të depos farmaceutike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit