Përleshja e efektivit të Rrugores me qytetarin, pas arrestimit zbulohet çfarë ndodhi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.03.2025, 11:40

Policia e Tiranës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me pamjet e publikuara në media ku një efektiv i Policisë Rrugore shfaqet duke u rrahur me grushte me një qytetar që tentoi të ndalonte.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmë në zonën e Astirit, ndërsa qytetari është arrestuar nga Policia pasi nuk i është bindur urdhrit të ndalimit te automjetit, dhe më pas ka kundërshtuar dhe dhunuar efektivin e Rrugores.

Policia tha se në pranga është vënë shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, për rrezikim të jetës së efektivit dhe kundërshtim të urdhrit të ndalimit.

Nuk është i qartë legjislacioni për “urdhrat e ndalimit” apo “shenjat e ndalimit” që përdor policia ndaj qytetarëve, por kjo ka sjellë shpesh paqartësi dhe denoncime për abuzim me detyrën nga efektivët.

Në një kohë kur shoqëria përballet me një rritje të përpjekjeve për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme, është e rëndësishme që përdorimi i të drejtave dhe detyrimeve nga policia të mbështetet në një kuadër të qartë ligjor, që respekton të drejtat e qytetarëve dhe integritetin e institucioneve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit