Fetai: Vedati do të mbetet përherë i gjallë në zemra tona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.03.2025, 12:15

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vedat Ademit në Kumanovë”, ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetai.

Ai ka bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka urdhëruar një ekip ekspertësh për të hetuar këtë rast deri në fund.

“Nëse vërtetohet neglizhenca mjekësore, kërkojmë që drejtësia të veprojë pa asnjë tolerim!

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Kujtimi për Vedatin do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, shkruan Fetai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit