Sara dhe Andreja do të varrosen nesër në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2025, 11:33

Varrimi i profesoreshës Sara Projkovska, do të bëhet nesër, më 20 mars 2025, e enjte, në varrezat e Lisiçes. Trupi do të qëndrojë i vendosur në kishën Shën Pjetri dhe Pali në Lisiçe nga ora 12:00, njoftoi Fakulteti i Artit Muzikor – Shkup.

Familja e Andrej Gjorgjevskit nga grupi DNK njoftoi se varrimi i tij do të bëhet nesër, në orën 10:00, në kapelën e varrezave të Butelit në Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit