Aktori amerikan thotë se trajtimi kundër kancerit i shkatërroi gjëndrën tiroide

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.03.2025, 11:16

Stanley Tucci thotë se pas trajtimeve të radiacionit dhe kemioterapisë u rikthye në punë por zbuloi se gjëndra e tij tiroide nuk funksiononte më.

Në një intervistë të fundit me David Tennant aktori i serialit “Conclave”, përshkruante sesi ndjehej “shumë i lodhur pasdite pas filmimeve në Itali.

“Ndjehesha krejt i ezauruar që prej orës 1.00 pasdite dhe e dija se kishte diçka që nuk shkonte me mua”, tha Tucci, duke shtuar se një analizë gjaku zbuloi se gjëndra e tij tiroide ishte shkatërruar prej radiacionit.

“Trajtimet e radiacionit e kemioterapisë të pesë viteve më parë kishin djegur tiroiden time”, thotë aktori që kishte kaluar një tumor duke e trajtuar me doza të larta radiacioni dhe kemioterapi.

Vetëm kësaj jave onkologu i tij e informoi se “problemet me tiroiden janë një efekt anësor i trajtimeve të tilla” dhe tani duhet të marrë të tjera mjekime te gjata për normalizimin e tiroides.

64-vjecari mësoi se hormoni gjëndrës tiroide ndikon në çdo qelizë të trupit të njeriut dhe nëse niveli i tyre është i ulët ngadalësohet metabolizmi, që shfaqet në shumë simptoma.

Dr Stuart Sanders, i klinikës britanike London General Practice shton, “Radiacioni në qafë siç ndodhinë rastin e Tucci dëmton funksionin e tiroides dhe gjithashtu mund të dëmtojë gjëndrën pituitare dhe hipotalamusin. Femrat janë më të rrezikuara nga gjendja, ashtu si dhe të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje autoimune”, shkruan The Independent.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit