Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.
Ky operacion policor ka të bëjë me luftimin e kontrabandimit me armë dhe municion.
Se në Mitrovicën veriore po zhvillohet aksioni, e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për këtë rajon Veton Elshani.
Veriu.info mëson se gjatë këtij aksioni në Mitrovicës e veriut është arrestuar edhe një zyrtar policor i Kosovës.
Kjo informatë nuk është konfirmuar akoma nga policia.