Punonjësit e pasaportave përgënjeshtrojnë rritjen e rrogave të reklamuar nga qeveria

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.03.2025, 10:48

Punonjësit e kompanisë "IdentiTek", e cila merret me prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit, kanë denoncuar dhe hedhur poshtë deklaratat propagandisitke të Edi Ramës për rritje rrogash, duke dëshmuar se vijojnë me rroga minimale, mungesë sigurimesh shoqërore dhe kushte të padrejta pune.

Në denoncimin e tyre, punonjësit theksojnë se ish-kompania franceze që ka prodhuar pasaportat, "Aleat", tani ka marrë emrin "IdentiTek" dhe është bërë një kompani shtetërore. Sipas tyre, ky ndryshim i emrit nuk ka pasur ndonjë ndryshim të dukshëm në kushtet e punës dhe trajtimin e punonjësve.

Në fletëpagesën e dërguar në redaksi shihet rroga mujore e punonjësit prej 42 000 lekë në muaj, që nëse është pa sigurime shoqërore qëndron nën rrogën minimale dhe rrjedhimisht e ndëshkueshme nga ligji.

Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të siguruar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave ashtu siç Rama e reklamon çdo ditë. Ata cilësojnë raportet zyrtare të qeverisë për rritjen e rrogave, të pasakta dhe të mbështetura në fakte të rreme. Ato që janë paraqitur si përmirësime të kushteve të punës dhe rritje të pagave janë, në fakt janë larg realitetit që ata përjetojnë çdo ditë në vendin e punës.

Denoncimi:

Miremengjes desha te beja nje denocim me keto rrogat qe thote Kryeministri qe i kam rritur, jane reth 300 punonjes te Aleat, ose tani IndentiTik, qe nuk kan asnje lloj rritje rroge po vazhdojme me rroge minimale, po ta coj e me foto ...

“Nuk ka pasur rritje fare, prej nje viti e gjysem kemi kaluar ne shtet. As ato vite qe kemi punuar ne aleati nuk na i njohin. ‘Tani filluat me ne’ na kane thene, dhe ate rrogen e 13 qe na takon mbas denoncimit qe beme te ju, na i hollën”.

Në fletëpagesën e dërguar në redaksi shihet rroga mujore e punonjësit prej 42 000 lekë në muaj, që nëse është pa sigurime shoqërore qëndron nën rrogën minimale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit