E rëndë në Lezhë: Zjarri shkrumbon stallën, 200 bagëti digjen brenda

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.03.2025, 21:12

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbjen e rreth 200 krerëve bagëti të imëta.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes, duke përfshirë me shpejtësi të gjithë objektin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse nga shërbimi i emergjencave në Lezhë. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe vështirësisë në shuarjen e flakëve, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete dhe personel shtesë.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët e zonës janë tronditur nga ngjarja, pasi shumë prej tyre kanë humbur burimin e tyre kryesor të jetesës. Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit