Hungaria ndalon me ligj ‘marshimin e krenarisë’ të komunitetit LGBTQ+

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.03.2025, 20:36

Parlamenti i Hungarisë miratoi të martën një ligj që ndalon 'marshimin e krenarisë' të komunitetit LGBTQ+.

Ligji, i propozuar nga partia në pushtet Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, u miratua me procedurë të përshpejtuar, vetëm një ditë pasi u paraqit në parlament. Sipas mbështetësve të tij, ndalimi bazohet në shqetësimet për ndikimin e mundshëm të marshimit te fëmijët.

Ky vendim u prit me protesta nga partia opozitare Momentum dhe aktivistë të komunitetit LGBTQ+.

Parlamenti hungarez miratoi gjithashtu një rezolutë kundër huamarrjes së përbashkët evropiane për mbrojtjen.

Orban ka deklaruar më herët se Hungaria do të marrë pjesë në politikat e përbashkëta të mbrojtjes së BE-së dhe do të kontribuojë me fonde, por nuk do të pranojë huamarrje të përbashkët.

Propozimi i Komisionit Evropian për të marrë hua deri në 150 miliardë euro për të financuar mbrojtjen kërkon miratimin e një shumice të cilësuar të vendeve anëtare dhe nuk mund të bllokohet vetëm nga Hungaria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit