Pasi rropi mirë shqiptarët me komisione, BKT del hapur në krah të PS

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.03.2025, 20:54

Banka Kombëtare Tregtare (BKT), e njohur për komisionet e saj të larta, po përballet me akuza për përfshirje në politikë, pasi është rreshtuar hapur në krah të Partisë Socialiste në këtë fushatë elektorale.

Për vite me radhë, klientët e BKT-së janë ankuar për tarifa të kripura për transfertat, mirëmbajtjen e llogarive dhe përdorimin e kartave bankare, duke e bërë atë një nga bankat me shërbimet më të kushtueshme në Shqipëri.

Ndërkohë, tani banka duket se ka zgjedhur të mbështesë publikisht mazhorancën, siç dëshmojnë fotot e publikuara ku drejtues të saj festojnë krah për krah me ministra të qeverisë, si Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, dhe biznesmenin Gjergj Luca.

Ky pozicionim vjen në një kohë kur flitet se BKT ka siguruar dy leje ndërtimi për kulla në qendër të Tiranës, në një zonë strategjike për biznesin bankar.

Në këto rrethana, opozita dhe mbështetësit e saj kanë nisur thirrjet për një bojkot të BKT-së, duke i ftuar demokratët dhe qytetarët e pakënaqur të largojnë llogaritë e tyre nga banka që, sipas tyre, është kthyer në një instrument politik i qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit