“Ia dhashë nga frika!” – Polici nën hetim për telefonin që përdori Veliaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.03.2025, 20:10

SPAK ka nisur hetimet për një grup policësh të Burgjeve që transferuan Erion Veliajn nga Durrësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi dyshohet se kryebashkiaku ka përdorur telefonin e njërit prej tyre për të folur me një familjar.

Hetimi nisi pasi SPAK kishte në përgjim telefonin e personit që Veliaj telefonoi. Burimet thonë se oficeri i Burgjeve ka pranuar se ia dha telefonin kryebashkiakut nga frika për humbjen e vendit të punës, për shkak të pushtetit të tij.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ky veprim ka ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Veliajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit