Kryetari “iku” të bëhet deputet! Banorët e Moravës prej vitesh në mëshirë të fatit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.03.2025, 18:01

Banorët e lagjes së Hatillarve në Moravë të Beratit kanë denoncuar kushtet e vështira të jetesës që po përballen, pas reshjeve të pakta të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve. Sipas tyre, e gjithë rruga është kthyer në liqen, pasi infrastruktura ka degraduar rëndë gjatë viteve të fundit.

"Ne kemi pasur shumë probleme me infrastrukturën. Edhe këto reshje të vogla e bënë të pamundur kalimin në rrugën tonë, e cila ka shumë kohë që nuk është riparuar. As kanalizime nuk ka, as ndihmë nga bashkia. Dhe kryetari i bashkisë ka ambicie për të qenë deputet, ndërkohë që ne nuk kemi kushte elementare," thonë banorët e shqetësuar.

Kjo situatë ka ngritur pyetje mbi mungesën e kujdesit nga autoritetet lokale, të cilat, sipas banorëve, duken të paafta për të adresuar nevojat e komunitetit. Ata kërkojnë një vëmendje të menjëhershme nga bashkia dhe institucione të tjera për të përmirësuar kushtet e jetesës në këtë zonë.

Në këtë kontekst, banorët e lagjes kërkojnë që të ndërmerren masa për ndërtimin e rrugës, sistemimin e kanalizimeve dhe zgjidhjen e përhershme të problematikave të infrastrukturës që kanë vazhduar për shumë vite.

Denoncimi

Përshndetje

Ne Morave te Beratit LAGJA E HATILLARVE sic e shihni e gjithe rruga eshte kthyer ne Liqen nga ato pak reshje shiu... Kete rruge bashkia nuk e di fare qe ekziston sepse ka shum vite qe nuk eshte ven dore ... As Kanalizime dhe as rruge nuk kan ketu dhe kryetari bashkis do edhe mandatin e deputetit.. Anonim ju lutem sh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit