BE dhe agjencitë e Soros akuzojnë Italinë se ‘po gërryen demokracinë dhe të drejtat’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.03.2025, 16:31

Agjencia “Unioni i të Drejtave Civile për Evropën” ka thënë dje se Italia, së bashku me Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë e Sllovakinë por kontribuojnë për “gërryerjen e demokracisë” me anë të “përpjekjeve sistematike për të dobësuar rendin ligjor”.

Vlerësimi ka të bëjë me politikat e vendeve për reduktimin e emigracionit dhe forcimit të sistemit të drejtësisë për reduktimin e burokracive, por kjo duket se nuk përputhet me linjën kryesore të së majtës politike që komandon ende në BE.

Kjo agjenci është një organizatë e fuqishme liberale lobimi që pretendon se mbron të drejtat e të gjithëve në Bashkimin Evropian, por është pjesë e borderosë së miliarderit amerikano-hebre George Soros dhe gjithashtu merr grante nga Komisionin Evropian për politikat e majta të mbrojtjes së “vlerave qytetare të barazisë e përfshirjes”, kryesisht duke punuar kundër racizmit dhe në mbrojtje të refugjatëve, të grupeve LGBT dhe politikave të ngjashme, shkruan rrjeti konservator belg BrusselSignal.

Sipas regjistrit të transparencës së BE, agjencia ka marrë €1.33 mln nga BE në 2023, më së fundmi.

Në raportin e saj të 17 marsit të hartuar me ndihmën e disa OJQ-ve të tjera, thuhej se Italia dhe disa vende të tjera të thera të BE “kanë nisur fushata njollosjeje, ligje dhe politika që dëmtojnë rendin ligjor”.

Disa komentues i kanë quajtur observimet e saj selektive pasi përmend Hungarinë për një rast të dyshuar korrupsioni me pajisje mjekësore kineze për Covid-19, por nuk përmend një rast të ngjashëm me maskat kineze të Belgjikës me vlerën e ekzagjeruar në 15 milionë euro.

OJQ kritikon kryeministren Giorgia Meloni për reformën në drejtësi, për modernizimin e sistemit arkaik të gjykatave në Evropë, duke e quajtur ‘sulm ndaj gjyqtarëve të vjetër’, sidomos atyre të përceptuar si të majtë.

OJQ e fuqishme thotë se qeveria e Meloni është intolerante ndaj kritikave në media dhe kjo sipas saj është “reduktim i demokracisë” që po prek dhe vende të tjera të Evropës.

Meloni ka paditur me sukses disa njerëz për shpifje dhe ofendime publike si gazetarja e majtë Giulia Cortese dhe shkrimtari Roberto Saviano, që kishte quajtur kryeministren “ bastard” për propozimet e reduktimit të emigracionit, në kohën kur vendi është pika e parë e pritjes së valës së të ardhurve me barka nga Afrika veriore, qe kane cuar krimin në nivele rekord në Itali.

Sipas raportit, Hungaria e Slovakia gjithashtu punojnë për “eliminimin e mbrojtjes së rendit ligjor” me politikat e tyre të emigracionit”.

OJQ-ja ‘Liberties’ është regjistruar si organizatë lobimi në regjistrin e Transparencës së BE dhe pranon se financohet nga donacione të Soros me anë të agjencive si Open Society Initiative for Europe (OSIFE), Open Society Foundations, Ford Foundation dhe Oak Foundation.

Partia në pushtet në Itali, ‘Fratelli d’Italia’ shkruante në rrjetet sociale se raporti i agjencisë financohej nga Soros, prandaj sipas tyre “nuk ka nevojë për të tjera shpjegime”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit