Për të pestën herë brenda dy muajve, kryeministri i vendit ka inauguruar të njëjtën fushë sportive në qytetin e Beratit, duket se kjo i ka bezdisur qytetarët, të cilët thonë se ky veprim i fyen inteligjencën atyre.
Në fushën e sportit "Dua të luaj", ishin të pranishëm ish-kryetari i bashkisë, Ervin Demo, drejtorë, mësues dhe nxënës, për të përsëritur ceremoninë e inaugurimit.
Për disa banorë të qytetit, kjo duket si një e thënë pa kuptim, duke i shtuar dyshimet për një fushatë propagandistike, që nuk ka asnjë qëllim për zhvillimin e infrastrukturës apo përmirësimin e kushteve të jetesës se banorëve të qytetit
"Na marrin për naivë, apo është vetëm një tjetër tentativë për të lënë pas një pasqyrë të bukur në prag të zgjedhjeve?" – shkruante një qytetar në një postim në rrjetet sociale. Ai shtoi gjithashtu se situata ka arritur një pikë ku është më shumë një propagandë sesa një përpjekje e sinqertë për zhvillimin e qytetit.
Për ata që e shohin këtë si një përdorim të pasur të burimeve për qëllime elektorale, pasiguria dhe shqetësimi për sjelljen e këtij inaugurimi të përsëritur vazhdojnë të rriten. Disa qytetarë kërkojnë që ky lloj veprimi të mbarojë dhe të lihen përfundimisht pas premtimet për zhvillim dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.
Qytetari shkruan:
Përshëndetje JOQ Albania, Dua të ndaj me ju një “tragjikomedi” që ndodhi sot në qytetin e Beratit, tek fusha e sportit “Dua të luaj”. Për të pestën herë brenda dy muajve, kryeministri i vendit ka ardhur për të inauguruar të njëjtën fushë! Sot, së bashku me të, ishin mbledhur ish-kryetari i bashkisë Ervin Demo, drejtorë, mësues dhe madje edhe nxënës, për të bërë sërish të njëjtin inaugurim. Kjo nuk ka më asnjë llogjikë! A mos vallë na marrin për naivë, apo është thjesht një propagandë e shfrenuar?
Ju lutem, postojeni këtë problem, që të paktën të mos vijë më, se e la nam! Faleminderit dhe anonim ju lutem se diktatori eshte ne oret e fundit te qeverisjes se tij dhe patronazhistet jane terbuar.
Përshëndetje JOQ Albania,
— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 18, 2025
Dua të ndaj me ju një “tragjikomedi” që ndodhi sot në qytetin e Beratit, tek fusha e sportit “Dua të luaj”. Për të pestën herë brenda dy muajve, kryeministri i vendit ka ardhur për të inauguruar të njëjtën fushë! Sot, së bashku me të, ishin mbledhur… pic.twitter.com/acDnYQqMCF