Kushtet skandaloze të tregut në Gjirokastër, siguria ushqimore në rrezik

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 18.03.2025, 15:19

Tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër vazhdon të funksionojë në kushte të papërshtatshme, pa investime dhe me standarde të ulëta higjieno-sanitare. Produktet shiten në tokë, duke krijuar një kontrast të fortë me pjesën historike të qytetit, i cili tërheq çdo vit mijëra turistë.

Ndërsa pazari i Gjirokastrës dhe zona historike vlerësohen për trashëgiminë dhe autenticitetin e tyre, tregu i fruta-perimeve nuk i përmbush as standardet bazë të një mjedisi të sigurt për tregtim. Përveç pamjes së tij të padenjë, ai paraqet edhe një rrezik për sigurinë ushqimore.

Tregtarët që ende ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg e cilësojnë situatën të papranueshme dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente. Megjithatë, nga ana e bashkisë mungojnë sqarimet dhe një plan konkret për përmirësimin e gjendjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit