Hasan Krasniqi, kryeshef i KRU “Gjakova” është arrestuar sot. Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas Prokurorisë Speciale ai u arrestua pas një aksioni që u realizua në Gjakovë nga Krimet Ekonomike.
“Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, njoftuan nga Prokuroria Speciale.