Operacion antidrogë në Itali, shpërbëhet grupi kriminal që furnizohej nga shqiptarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.03.2025, 14:34

Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme nga forcat policore në Romë, të cilët kanë arritur të arrestojnë 26 persona që dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të madh kriminal, që kontrollonte disa nga zonat kryesore të tregtisë së drogës në kryeqytet.

Ky rrjet operonte në disa zona të Romës të cilat janë të njohura për aktivitetet e larta të trafikimit të drogës. Shqiptarët ishin ata që importonin kokainë dhe e furnizonin këtë grup me çmime më të larta se tregu, duke pasur një kontroll të fuqishëm mbi tregun e drogës në kryeqytet.

Në krye të këtij grupi, sipas prokurorisë, ishin Giuseppe Molisso dhe Leandro Bennato, figura të njohura në botën e krimit.

Një ndër të arrestuarit është edhe Raul Esteban Calderon i njohur për rolin e tij në vrasjen e Selavdi Shehajt dhe Fabrizio Piscitelli.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu armë luftarake dhe granata dore. Përveç arrestimeve, janë sekuestruar pasuri të paligjshme me vlerë prej pesë milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit