Policia publikon foton e një gruaje, kërkon ndihmë gjetjen e saj, ja për çka dyshohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2025, 14:19

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi.

Ajo dyshohet për veprën penale “vjedhje”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të saj lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i pa njohur N.N

Personi kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit