Do mjekonte tumorin në kokë, qytetari i sëmurë mashtrohet nga ‘hallexhiu’ me varëse floriri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2025, 13:50

Një qytetare ka denoncuar një ngjarje shqetësuese që i ka ndodhur babait të saj ditën e djeshme në parkimin e spitalit ‘Nënë Tereza’.

Ajo ka treguar se një person i ka mashtruar babain që po shkonte për t’u mjekuar për tumorin në kokë.

Sipas vajzës, mashtruesi, një djalë i ri në moshë, i ka shitur babait tri varëse floriri false duke i pretenduar se i duhen para për trajtimin e fëmijëve të sëmurë dhe betuar për shpirtin e nënës së tij.

I keqardhur nga ato që i kishin ndodhur djalit, pacienti i sëmurë ka vendosur t’i blejë varëset edhe pse duhej të kurohej për tumorin që po lufton.

Ai ka paguar 200 mijë lekë për tri varëset, por kur ka shkuar në shtëpi ka kuptuar se ato nuk kishin asnjë vlerë dhe se djali ishte thjesht një mashtrues e abuzues.

Vajza e pacientit u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtruesve që shfrytëzojnë situatat e ndjeshme dhe hallin e të tjerëve.

Mesazhi i qytetares:

“Pershendetje, dua te tregoj nje ngjarje , dje babi shkoji per te bere mjekim per tumorin qe ka ne koke dhe kur zbret nga makina i afrohet nje djale dhe i thot qe shet disa varese flori se i duhen leke se per shpirtin e mamit thote kam femijet semure, dhe i mbush mendjen babit duke I mar 200 mije leke. Duke I shitur varese qe nuk kane vlere fare, po jua tregoj duke shpresuar mos te mashtroj njeri tjeter qe vete per hall ne spital, faleminderit. Tek parkimi i Spitalit te Nene Terezes i kishte dal. Jam ndjer keq se njeriu vete per mjekim ne spital nga halli dhe kta njerez mashtronj, nuk dua te mashtrohen persona te tjere qe vene nga halli ne spital

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit