Nëna e Thaçit në gjendje të rënduar emocionale gjatë homazheve për Haxhi Thaçin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2025, 13:45

Familja Thaçi ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili vdiq më 16 mars.

Në homazhet që po mbahen në Skenderaj e pranishme është edhe nëna e Thaçit.

Kujtojmë se Haxhi Thaçi u nda nga jeta pas takimit të shumëpritur me Hashimin, i cili po vazhdon të gjykohet në Hagë.

Në mesin e qytetarëve që janë mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, për të ofruar ngushëllime, ka pasur një numër të madh personalitetesh të njohura dhe familjarë të afërt të familjes Thaçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit