Një qytetar ka ngritur shqetësimin për vonesat e gjata në marrjen e dëmshpërblimeve pas një aksidenti të ndodhur në nëntor të vitit 2024. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, ai pret prej katër muajsh kompensimin e premtuar, por ende nuk ka marrë asnjë pagesë.
Denoncuesi tregon se ka kontaktuar së fundmi me zyrën përkatëse, ku i është thënë se shuma do t’i kalohet, por nuk është dhënë asnjë afat i qartë për realizimin e pagesës. Sipas tij, nuk është rasti i vetëm, pasi edhe persona të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë, duke pritur prej muajsh pa asnjë zgjidhje konkrete.
Ky nuk është rasti i vetëm që denoncon këtë kompani. Të shumta kanë qenë ankesat nga qytetarët në adresë të kësaj kompanie, duke ngritur dyshime se kompania e Anastas Angjelit mund të ketë falimentuar, ndërkohë që mban qytetarët me shpresë se do t’i dëmshpërblejë.
Mesazhi i plotë:
“Prsh si jeni A mund ta publikoni keto te ansingut se pz kemi nga 4 muaj qe spo na japin demshperblimet Qe ne nentor te vitit 2024 ka ndodhur aksidenti. Isha te zyra sot Thon do jua kalojm. Nuk jam i vetmi po ka dhe te tjer”.