Një djalë 30-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në fshatin Vranisht të Devollit.
I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tronditur që nuk dinë çfarë mund të jetë shkaku.
I ndjeri nuk është identifikuar publikisht, por vetëm bëhet me dije se 30-vjeçari vuante nga epilepsia, krizat e të cilës nuk shkaktojnë asnjëherë vdekje.
Policia dhe ambulanca ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i të riut raportohet se është dërguar për në morg, ku do të kryhet dhe ekspertiza mjeko-ligjore me shpresë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.