Reshje të dendura dëbore kanë nisur natën e djeshme në veri të rrethit të Shkodrës, duke bërë që trashësia të arrinte deri në 20 cm në zonën turistike të Qafe-Thore, ku rruga mbetet gjithsesi e kalueshme.
Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër thanë se janë duke punuar në vendndodhje dhe situata paraqitet relativisht e qetë.
Ne aksin rrugor Kirë-Shosh gjithashtu është bërë e mundur gjatë natës hapja e rrugës nga firmat kontraktuese.
Ndërkohë në Bashkinë Fushë-Arrëz gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar. Segmentet rrugore Bardhet- Iballë, Bardhet- Qafë-Shllak dhe Fushë-Arrëz-Fierzë janë të kalueshme, por duhet përdorimi i pajisjeve dimërore për drejtuesit e automjeteve.
Trashësia e borës në Qafë-Mali arrin rreth 10 cm. Po punohet nga kontraktorët për stabilizimin e situatës, njoftojnë autoritetet në Shkodër.