Benet Beci prezanton projekte 3D, fëmijët e Shkodrës s’kanë lodra për të luajtur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2025, 10:47

Qytetarët e Shkodrës kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e parqeve publike dhe lodrave për fëmijët.

Një prind ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e mjerueshme të lodrave në zonën e shatërvanit, duke theksuar se lisharëset janë thyer dhe shkatërruar për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Prindi tregon se këto lodra, që kanë qenë dikur argëtim për fëmijët, tani janë të pasigurta dhe përbëjnë një rrezik të vërtetë për sigurinë e tyre. Ai thekson se askush nuk po merr mundimin për t’i rregulluar apo zëvendësuar ato, duke kërkuar që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht.

Në një apel drejtuar kryebashkiakut Benet Beci, prindi kërkon që ai të heqë dorë nga recitimi i promovimit të projekteve 3D në prag të zgjedhjeve dhe të fokusohet në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, si dhe të sigurojë lodra të sigurta pasi sipas tij çdo ditë fëmijët janë në rrezik për t'u lënduar nga këto lodra të dëmtuara.

Në këtë kontekst, ai i bën thirrje kryebashkiakut që të përqendrohet në elementët bazë të infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e objekteve publike, duke theksuar se taksat e qytetarëve të Shkodrës duhet të përdoren për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe jo për projekte që mbeten vetëm në letra.

Përmirësimi i infrastrukturës është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe për të forcuar imazhin e Shkodrës si një qytet të zhvilluar, ku çdo qytetar mund të ndiejë siguri dhe mirëqenie.

Denoncimi i një qytetari:

Pershendejte JOQ. Jam nji qytetar shkodran. I tham Benet Becit , sa del e prezanton projekte 3D per te rrejt para fushate ma mir rregullo keto lisharse te shatervani se me na shkyhen femijt shalsh. Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit