Megjithëse shteti shqiptar paguan për transportin jashtë vendit për përpunim të gomave të vjetra në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit, paratë duket se vidhen dhe materialet toksike mbeten aty duke shkatërruar shëndetin e vendasve në banesat e bizneset e tyre.
Në pamjet shqetësuese të dërguara në redaksi nga Uzina 12, shihen radhë të mëdha gomash të vendosura njëra mbi tjetrën, që supozohet të ishin dërguar në vendet e neutralizimit jashtë Shqipërisë, por për fat të keq biznesmenët dhe zyrtarët vendas nuk merakosen të kryejnë detyrimet e tyre dhe zgjedhin vetëm të fusin paratë publike në xhep.
Qytetarët e tronditur përmendin me emra përgjegjësit për neglixhencën e rëndë shëndetësore, teksa gomat gjigante mbeten në një territor të braktisur pa shenja aktiviteti për t’i larguar.
Ky është një problem që shkon përtej menaxhimit të mbetjeve, duke prekur drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Elbasanit, që tregon gjithashtu përbuzjen ndaj premtimeve të bëra nga qeveria dhe abuzimin e mundshëm me fondet publike.
Është e qartë se këto materiale, të mbushura me kimikate të rrezikshme, po shkaktojnë ndotje të ajrit dhe tokës, pasoja që prekin nga ata që jetojnë pranë dhe ata që drejtojnë biznese në afërsi.
Biznesmenët dhe zyrtarët lokalë janë të pandërgjegjshëm për rëndësinë e këtij procesi por vetëm shfrytëzojnë këto mundësi për të fituar para të paligjshme. Në vend të investimit për të larguar dhe përpunuar gomat, ata zgjedhin të fusin paratë në xhepat e tyre.
Është e nevojshme që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve pasi çdo vonesë në zgjidhjen e këtij problemi mund të ketë pasoja në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Elbasanit.
Denoncimi:
“Na duhet forca e zerit tuaj, me patjeter ju kemi shkruar shume here por kete here na duhet te na e merrni per baze me patjeter te plotfuqishmit e zones (Arjan Shyti) personi kryesor ne Elbasan tek uzina 12, ata paguhen nga shteti sikur transportojne gomat jashte shtetit por ne te vertet jane duke na helmuar sepse kemi banesat dhe bizneset tona. Keto jane disa foto te kapuara nga banoret e zonës, ju lutem na e merrni per baze qe te na e shperndani.