“Vrasja e rinisë është vrasje e së ardhmes”, Protestë në Koçan pas tragjedisë me 59 viktima

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.03.2025, 15:28

Qindra qytetarë u mblodhën sot në parkun e qytetit të Koçanit për të protestuar pas ngjarjes tragjike që ka tronditur thellë komunitetin.

Me pankarta ku shkruhej “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, protestuesit shprehën indinjatën e tyre dhe kërkuan dorëheqjen kolektive të të gjithë zyrtarëve përgjegjës.

Protesta pasqyroi zemërimin e qytetarëve, të cilët e konsiderojnë këtë tragjedi si rezultat të dështimeve institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit