Anëtarët e një familjeje të njohur kristiane u dëbuan me forcë dje nga darka gala që kishte shtruar kryeministri i Irlandës, Micheál Martin në Uashington.
Isaac e Ammi Burke, bashkë me nënën e tyre Martina, ndërprenë darkën e famshme për të protestuar kundër mbajtjes në burg të mësuesit Enoch Burke në Irlandë.
Ky i fundit u arrestua në shtator nga policia në Irlandë për shkelje të urdhrit të qëndrimit larg shkollës ku punonte.
Policia e Uashington larguan me forcë tre anëtarët e familjes kur ata ndërprenë fjalimin e hapjes nga Dan Quinn, i skuadrës së Washington për futbollin amerikan.
“Ne ne Irlandë jetojmë me frikë,” tha Martina Burke pas protestës së saj. “Djali im mbahet prej 500 ditësh në burgun e Mountjoy sepse refuzoi ideologjinë transgjinore imponuar një 15-vjeçari që përdor përemrin ‘ata’.
“Çdo fëmije i mësohet ideologjia transgjinore, biseksuale e LGBTQ+, kjo është një kohë e trishtë për Irlandën prandaj duan që presidenti Donald Trump të dijë të vërtetën. Sepse Micheál Martin është duke e gënjyer”, tha ajo duke iu referuar kryeministrit irlandez.
Enoch, mësues i shkollës fillore në Castlebar fillimisht u pezullua nga puna në shkollën Wilson në qershor 2022 kur refuzoi urdhrin e drejtorit të shkollës që t’i drejtohen me “ata” një studenti transgjinor.
Pas pezullimit, kontrata e Burke u ndërpre në janar 2023 por ai vijoi të kthehej në shkollën në Westmeath dhe tashmë pret vendimin e apelit për rikthimin në punë.
Ai është dërguar disa herë në burgun Mountjoy në Dublin me akuza “mungesë respekti ndaj gjykatës, për shkelje të urdhrit për të qëndruar larg nga shkolla.
Burke tha në gjyqin e shtatorit 2022 se ndryshimi seksit të një njeriut është kundër mësimeve të Biblës dhe se ai i bindet vetëm Zotit dhe jo njeriut.
Ai është një nga dhjetë fëmijë të një failjeje kristiane Protestante, të cilët janë arsimuar nga prindërti e tyre, Sean and Martina, që drejtonin shkollën e pavarur evangjelike pranë Castlebar.
Përveç kryeministrit Irlandës Micheál Martin, në darkën në Uashington merrn pjesë disa anëtarë të Kongresit, ministrja angleze për Irlandën e Veriut, Hilary Benn dhe ambasadori britanik Peter Mandelson.