Kaos në rrugën “Kongresi i Tiranës”: Kazanët e mbeturinave pengesë për banorët

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.03.2025, 14:38

Banorët e zonës pranë shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë përballen çdo ditë me një situatë alarmante për shkak të vendosjes pa sistem të kazanëve të mbeturinave. Sipas një denoncuesi që i është drejtuar faqes sonë, kazanët ndodhen në mes të rrugës, duke krijuar pengesa dhe vështirësi për këmbësorët.

Qytetari pohon se pengeat dhe vështirësitë për kalimtarët janë të përditshme, duke e bërë këtë segment rrugor tejet të vështirë për të jetuar në të.

Sipas denoncuesit, bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur problemin, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Për më tepër, edhe pas thirrjeve pranë Policisë Bashkiake, qytetari thotë se se janë përballur me mungesë reagimi dhe neglizhencë nga ana e autoriteteve.

Mesazhi i plotë:

Kerkojme sistemin e kazaneve, dhe mas parakohet perballe kazaneve Kjo rruge eshte afer me Shkollen Hasan Vogli. Cdo dite ka perplasje dhe aksidente Tmerr! Nuk ecim dot ne kembe Adresa: Rr.Kongresi Tiranes, prane shkolles “Hasan Vogli” I kemi kerkuar Bashkise sistemin e ketyre kazane se i kemi ne mes te rruges. Asgjeeee nuk bejne! Telefonojme Pol. bashkiake, tallen dhe nuk vijne per gjoba”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit