Qytetarë të shokuar kanë denoncuar sot praktikat të dyshimta të qeverisë që po nxjerr të burgosur për të marrë karta identiteti me qëllim blerjen e dyshuar të votës së tyre në zgjedhjet e majit.
Në denoncimin e qytetares nga zyra e pasaportave në Fier, thuhet se të burgosur të prangosur po sillen aty për të bërë aplikimet, të shoqëruar nga roje që nuk lejojnë asnjë të filmojë ose të bëjë pyetje për atë që po ndodh.
Fëmijë e të rritur përballen me situatën e pazakontë madje të frikshme, por policia që shoqëron të burgosurit, me arrogancë urdhëron të pranishmit të mos filmojnë zhvillimet, si dhe hyjnë pa rradhë për të kryer aplikimet.
Për fat të keq ka dyshime të forta se të burgosurit nxiten të votojnë të diktuar nga zyrtarët e partisë në pushtet që kontrollojnë institucionet e dënimit, në një praktikë abuzive që cënon integritetin e votës dhe të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kjo situatë ka ngjallur shqetësime të mëdha mbi integritetin e zgjedhjeve dhe manipulimit të votave, duke dëmtuar kështu një nga elementët më themelorë të demokracisë.
Qytetarët dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë reagim dhe hetim mbi këto akuza, ndërkohë që bëjnë thirrje për përforcimin e kontrolleve dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Denoncimi:
“Prsh, kam nje denocim ketu ku aplikohen pashaportat ne Fier, Rilindja po sjell nga burgu te burgosorit per te aplikuar per karta dhe per ti bler votat, nje police gangster nuk me lejoji te filmoja dhe plus rradhen na zuri me te burgosorit, me kte rast per te burgosorit duhet te ket zyre te vecant dhe femijet tremben sepse ishin aty.”
“Kjo gje me ofendon mua dhe shtetin 🇦🇱 , mua sme intereson asnje parti un jetoj Angli, po kur nisa fjalen per votime me nje qytetar dhe ajo goca police e versul te un, se imagjinoj dot cfar kulture ka shteti jon ,me erdhi keq per dy femije qe ishin te pranishem aty dhe u tremben nga prangat”
“Polici nuk me lejoji te beja foto, me tha fute tel. ne xhep”.