Banorët protestojnë për rrugën Rrëshen-Lurë: 12.5 mln euro fonde ikën kot, u mashtruam

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.03.2025, 13:37

Banorët e Mirditës, Matit dhe Lurës janë ngritur në protestë për të kërkuar zgjidhje për një problem që ka degraduar jetesën e tyre: ndalimi i punimeve për rrugën Perlat-Lurë, një projekt që ishte premtuar nga Qeveria Rama si një mundësi për zhvillimin e turizmit malor dhe lidhjen e këtyre zonave me pjesën tjetër të vendit.

Kjo rrugë, që do të përmirësonte infrastrukturën dhe do të lehtësonte lëvizjen e banorëve, ka mbetur pothuajse e papërfunduar, pavarësisht se punimet kishin filluar më parë. Pjesë të saj kanë pësuar shembje dhe janë bërë të rrezikshme për kalim, duke lënë banorët të izoluar dhe pa mundësi për të lëvizur. Në këtë situatë të rënduar, banorët akuzojnë qeverinë për mashtrime dhe për mosmbajtjen e premtimeve të bëra.

Protestuesit shprehen të zhgënjyer dhe të lodhur nga premtimet bosh dhe mashtrimet e vazhdueshme. Një protestues tha:

"‘Kam dy fjalë për t’i thënë Edi Ramës. Kur ishte në Lurë para 3 vjetësh, të tha një qytetar se ti gënjen. Ti paske gënjyer shumë mirë, bravo të qoftë. Ne rrugën e duam të bëhet shpejt e shpejt, e keni prishur më shumë".

Ndërsa një tjetër protestues e shprehu shqetësimin duke theksuar se kjo nuk është një protestë për asnjë parti politike, por për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e zonës. Ata kërkojnë zgjidhje urgjente dhe janë të vendosur të vazhdojnë protestat, duke paralajmëruar se do të zhvendosen në Rrugën e Kombit, për të kërkuar drejtësi.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mln euro, është zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit. Tenderin e rrugës së Lurës e fitoi kompania bullgare AVTOMAGISTRALI-TCHERNO MORE JSC, ndërsa nënkontraktor i punimeve ishte “Arifaj sh.p.k”. Por pasi Skënder Bokçiu, një personazh i skeduar, i certifikuar dhe i dënuar për korrupsion me tenderat, për vjedhje të fondeve publike, mori milionat e kësaj rruge, la në gjysmë punimet dhe u zhduk bashkë me kamionet e eskavatorët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit