Një 28-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 37-vjeçar për motive të dobëta në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës dhe pas njoftimit, policia ndërhyri menjëherë duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Gjatë verifikimeve, rezultoi se i arrestuari, shtetasi G. P., ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një shkelje të mëparshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Mjeti prerës i përdorur në ngjarje u sekuestrua nga policia, ndërsa i plagosuri mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet mbi këtë rast i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.