Një qytetare ka denoncuar një përvojë të tmerrshme me një furrë në Sauk, pasi brenda bukës së blerë ka gjetur një vidë metalike.
Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se bukën e ka blerë dje, por teksa po e konsumonte për mëngjes ka gjetur brenda saj një vidë të vogël metalike.
Qytetarja shpreh shqetësimin e saj të thellë për sigurinë e ushqimit që prodhohet dhe bën apel për kontrollin rigoroz të pajisjeve dhe kushteve të higjienës në furrat e bukës. Ajo thotë se kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë, dhe se fatmirësisht e ka kuptuar në kohë se çfarë ishte, pasi nëse një ngjarje e tillë do të kishte ndodhur me fëmijët, pasojat mund të ishin fatale.
Qytetarja kërkon që autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar që praktikat e papërshtatshme në prodhimin e bukës të ndalohen dhe që të rritet ndërgjegjësimi për rreziqet që mund të sjellin praktikat e papërshtatshme ose të pasigurta në industrinë e ushqimit. Ajo bën thirrje për kontroll më të rreptë të furrave dhe një sistem të fortë mbikëqyrjeje për të parandaluar incidente të tilla të rrezikshme në të ardhmen.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje postoje te lutem. Furra bukes ne Sauk 'Petro' brenda ne buke gjeta vide te mbeshtjelle me brume. E tmerrshme! Kjo nuk kishte bere vaki ndonjehere. Ju lutem furrat e bukes kontrolloni pajisjet se do na çani zorret. Mire qe me qelloi mua qe jam e rritur dhe e kuptova imagjino tu binte femijeve. Do ishte fataleee !!!! Dje e bleme buken. Sot kur hengra mengjesin ndodhi kjo. Sa e pashe e bera video dhe jua nisa