Pamje shqetësuese erdhën sot në redaksi ku shihet sesi punonjës të papërgjegjshëm të mirëmbajtjes në Vlorë lënë pirgjet e inerteve vetëm disa metra larg fushës sportive të klubit Flamurtari në Zvërnec.
Në imazhe shihet tapeti i vjetër i fushës lënë në mes të pyllit piktoresk të pishave pas kryerjes së punimeve, në një shfaqje të rëndë neglizhence dhe afër një zone që është shpesh e frekuentuar nga sportistët, qytetarët dhe turistët.
Është për të ardhur keq që braktisja e mbetjeve të tilla afër bregdetit mund të ketë pasoja edhe për mjedisin, duke rrezikuar ndotjen e ujërave dhe shqetësuar florën dhe faunën vendase.
Bashkia e Vlorës dhe autoritetet lokale duhet të marrin masa urgjente për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë dhe të sigurojnë pastrimin dhe ruajtjen e ambientit të pastër dhe të shëndetshëm.
Denoncimi: “Ne pyllin e Zvernecit ne Vlore. Kane nderuar tapetin e fushes se sportit qe e ka Flamurtari (bashkia) dhe tapetin e vjeter i kan ren shkurt e kan hedhur ne pyll, vetem disa metra larg detit”.