Zhduket prej 18 ditësh 20-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.03.2025, 22:00

Një 20-vjeçar nga fshati Drenovicë i Dimalit ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 26 shkurt 2025.

Bëhet fjalë për Nikolas Mjelli, i cili prej rreth katër muajsh jetonte dhe punonte në Tiranë.

Sipas familjarëve, i riu është parë për herë të fundit në rrugën "Bardhyl", pranë hostelit "TOPO", rreth orës 22:00 të datës 26 shkurt. Që nga ajo natë, nuk ka pasur më asnjë lajm prej tij, ndërsa telefonata dhe përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pasuksesshme.

Të afërmit kanë bërë apel për ndihmën e qytetarëve dhe të çdo personi që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Ata lënë në dispozicion numrin e kontaktit +355 68 385 0508, duke kërkuar që kushdo që ka informacion të mundshëm të ndihmojë në gjetjen e Nikolasit.

Zhdukja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk është bërë e mundur zbulimi i vendndodhjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit