Zjarr i madh në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.03.2025, 20:56

Një zjarr i madh ka përfshirë godinën e vjetër të shkollës private "Ahmet Dakli" në lagjen 'Kala' të Elbasanit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve.

Pamjet e siguruara nga qytetarët tregojnë se flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të godinës, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth.

Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa godina ku ka rënë zjarri ka qenë jo-funksionale.

Mësohet se para viteve 90-të godina ka funksionuar si shkolla 8 vjeçare “Kostandin Kristoforidhi”, ndërsa më pas ka funksionuar si shkolla private “Ahmet Dakli”.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit