Aksident në Pogradec, vdes 55-vjeçari

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.03.2025, 20:04

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë, ku një automjet ka goditur një 55-vjeçar, duke i marrë jetën.

Viktima, Ilir Mimini, banues në Mëmëlisht, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar, pa lënë gjurmë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të vënë para drejtësisë autorin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit