Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Ilir Mimini, banues në Mëmëlisht, i cili u ndërroi jetë në vendngjarje.
Burime bëjnë me dije për mediat se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ka hequr targat dhe më pas ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në Pogradec dhe është arratisur.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.