Plehrat mbulojnë rrugët e Tiranës, qytetarja: Bashkia, sa shumë kujdeset për qytetin!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2025, 18:02

Në zonën e Alliasit, qytetarët janë detyruar të kalojnë përmes grumbujve të plehrave që kanë mbushur hapësirat publike.

Duke qartë që menaxhimi i mbetjeve ka dalë jashtë kontrollit, duke e bërë të vështirë jetesën e tyre.

Banorët e Alliasit shpesh ankohen për vonesat në mbledhjen e plehrave, duke shkaktuar një rrezik për shëndetin publik dhe neglizhencë të vazhdueshme nga ana e autoriteteve lokale.

Kjo ka ndikim jo vetëm në estetikën e qytetit, por edhe në cilësinë e jetesës së qytetarëve, të cilët përballen me pasojat e një shërbimi që nuk përmbush standardet minimale.

Qytetarja shkruan:

Ja se si në Bashkinë e Tiranës kujdesen për qytetin: kujdesen aq shumë, saqë plehrat arrijnë të mbulojnë edhe rrugët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit