68-vjeçarin e përplasi makina për vdekje, flet i biri: Autori iku nga vendngjarja, policia hesht!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2025, 16:51

Më 3 mars 2025, një aksident tragjik ndodhi në autostradën Thumanë-Kashar, ku humbi jetën 68-vjeçari Rexhep Tamizi. Ai ndërroi jetë në vend pas një përplasjeje, ndërsa autori i aksidentit u largua menjëherë nga vendngjarja dhe, pas dy javësh, është ende në liri. Kjo ngjarje ka shkaktuar dhimbje të thella tek familjarët e të ndjerit, ndërsa djali i tij, në një intervistë ekskluzive për TVA News, ka treguar se si e mori vesh ngjarjen dhe tronditjen që kanë përjetuar.

Në intervistën e tij, djali i Rexhep Tamizit ka bërë thirrje për autoritetet që të zbardhin këtë ngjarje dhe të sigurojnë drejtësi për babanë e tij. Ai ka ngritur shqetësimin për mungesën e kamerave të sigurisë përgjatë autostradës Thumanë-Kashar dhe ka pyetur: "Si është e mundur që nuk ka kamera në këtë rrugë? A është kaq e lehtë të vrasin një njeri dhe të largohen, ndërsa autori mbetet i lirë?"

Gjithashtu, djali i të ndjerit i ka bërë një thirrje publike edhe vetë autorit të aksidentit: "Ne jemi të gjithë shoferë dhe askush nuk do të donte të bënte aksident, por në anën tonë zakon është që të vijmë si burrat dhe të pranojmë çfarë kemi bërë. Ne nuk do të vrasim njeri!"

Kjo ngjarje sjell në vëmendje pasigurinë në rrugët e Shqipërisë dhe përgjegjësinë e autoriteteve që raste të tilla të mos mbesin të pazbardhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit