Vlorë, kapen dy gra që ushtronin prostitucion në ambientet e një lokali

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.03.2025, 16:31

Një operacion policor i zhvilluar në Vlorë ka çuar në arrestimin e dy grave të dyshuara për përfshirje në aktivitete të paligjshme. Operacioni, i koduar “MIDNIGHT”, u zhvillua pas një hetimi tre-mujor nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Të arrestuarat janë Entela Kamberaj, 41 vjeçe, dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë. Sipas hetimeve, Kamberaj, administratore e një lokali në qytet, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetasen E. Ç., duke i ofruar klientëve shërbime kundrejt pagesës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një shumë parash, që dyshohet se ishte përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm, si dhe një dozë të dyshuar kokaine.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur tërësisht këtë veprimtari dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Ndaj të arrestuarave rëndojnë akuzat për “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Prostitucion” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit